Interi tregoi se po kthehet, barazim në derbi (Video)

Ka përfunduar pa fitues 1:1, kryendeshja e futbollit italian mes Juventusit dhe Interit, e zhvilluar në Juventus Stadium.
Derbi më i madh italian, dhuroi emocione të mëdha, por vetëm dy gola.

Juventusi e nisi furishëm takimin, duke arritur golin që në minutën e 5’, nëpërmjet Tevez, pas një asistimi që mori nga Vidal.
Edhe vazhdimi i pjesës së parë, kaloi nën dominimin e Juventusit, por rezultat mbeti i pandryshuar.

Edhe pjesa e dytë, filloi me intensitet të lartë, nga të dy skuadrat, por golin e vetëm në këtë pjesë, e arriti Interi.
Luhej minuta e 64’, kur një top i nisur nga Guarin, gjeti në zonë sulmuesin Icardi, që arriti të barazoi në 1:1.

Deri në fund të ndeshjes, Interi ishte skuadër me mundësi më të mira, por ishte Icardi, që shpërdoroi disa të tilla.
Juventusi edhe pas këtij barazimi, mbetet lider me 40 pikë, një më shumë se Roma, ndërsa Interi me 22 pikë, renditet në vendin e 11.

Lajme të ngjashme

Back to top button