Futbollisti Debatik Curri ‘tremb’ Tiranën, pozon me pistoletë

Futbollisti Debatik Curri pozon me armë në dorë pranë një bukurosheje. Në një fotografi që është postuar në “Facebook” nga familjarët e tij, mbrojtësi kosovar që luan me Tiranën, shihet në shoqërinë e një vajze dhe me pistoletë në dorë.
Sakaq, mbrojtësi kosovar ka pohuar së fundmi se dëshiron ta mbyllë karrierën atje ku e ka nisur, te Prishtina. Curri ka dhënë sinjale rikthimi për ekipin ku bëri emër, sikundër raportojnë mediat kosovare.
|Kujtojmë që qendërmbrojtësi i është bashkuar Tiranës në fillim të këtij edicioni, pasi nënshkroi një kontratë 1-vjeçare. Ai ka luajtur 15 takime si bardheblu dhe ka shënuar edhe 2 gola./BalkanWeb

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button