Mjekët duhet patjetër t’i thërrasin në telefon pacientët e tyre

Nga 1 janari mjekët amë në Maqedoni e kanë për obligim nga Fondi i Shëndetësisë që  t’i thërrasin domosdo përmes telefonit pacientët e tyre.

Pacientët duhet të bëjnë kontrollime preventive(screening) për sëmundjet e zemrës,sheqerit(diabeti)dhe të veshkave.

Mjekët amë këtyre pacientëve duhet fillimisht t’ju bëjnë analiza të gjakut,EKG të zemrës dhe kontrolle tjera me qëllim që sa më herët të zbulojnë sëmundjet e rrezikshme.

Mjeku amë nëse dyshon te ndonjë pacient, atëher menjëher i jep udhëzim për te specialisti.

Me këto kontrolla pacientët me kohë mund të mbrohen nga pasojat e këtyre sëmundjeve. Nga diabeti verbohen dhe bëhen invalid sidomos me këmbën diabetike,nga sëmundjet e zemrës marrin sulm në tru, nga sëmundjet e veshkave mund të hyn edhe në dializë të gjakut.

Sipas të dhënave zyrtare ng Fondi, në Maqedoni gati 55 mijë pacientë, janë të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës,45 mijë nga sëmundja e sheqerit(diabeti) dhe 12 mijë nga sëmundjet e veshkave.

Lajme të ngjashme

Back to top button