Lëvizja BESA platformën politike e prezantoi para banorëve të Studeniçanit

Lëvizja BESA sonte platformën e saj politike e prezantoi para banorëve të fshatit Studeniçan të Shkupit, ndërsa u zgjodh edhe Këshilli Nismetarë Komunal i Karshiakës.  Tubimin u hap nga përfaqësuesi i Karshiakës në Këshillin Qendror Nismëtar të Lëvizjes BESA, Dr. Rexhep Memedi, i cili u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve të shumtë, që – pavarësisht kushteve të motit – kishin ardhur në numër mjaft të madh në këtë tubim. Ai theksoi se BESA do të jetë mekanizmi i fundit për shpëtimin e Karshiakës dhe për zhvendosjen e saj nga margjinat e shoqërisë shqiptare në epiqendër të shqiptarisë në Shkup. Në fund, Dr. Memedi theksoi: “Lëvizja Besa, mu këtu, në Karshiakë, po e vendosë gurin e parë ne themelin e sajë.”

Më pas anëtari i Trupit Koordinues të Lëvizjes, Skender Rexhepi, para të pranishmëve dhe se: “BESA është forca motorike e bashkimit të shqiptarëve, ajo i bashkon familjet shqiptare dhe rininë shqiptare dhe BESA është mjeti me të cilin shqiptarët do të mund ta zgjidhin përfundimisht hallin e tyre. Dhe, kjo jo vetëm sepse BESA ka bërë përzgjedhjen më të mirë të njerëzve, por edhe për faktin se ajo paraqet subjektin me vizion konkret për këtë rrugëdalje.”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA.

Në vazhdim ai theksoi se “Elitat e deritanishme politike kanë shkelur mbi te gjitha vlerat të cilat popullin shqiptarë e kanë bërë popull dinjitoz.”

Përveç Rexhepit, të pranishmëve iu drejtua edhe përfaqësuesi tjetër i Trupit Koordinues, Adnan Azizi, nga Tetova. Në një fjalim plot emocion ai u shpreh se: “BESA është zëri i vullnetit shqiptar në Maqedoni, është ky zë i përvuajtur ndër vite”.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Shteti Maqedonas tashme eshte kthyer ne nje shtet fantazem dhe inekzistent ndaj mbrojtjes te te drejtave te qytetareve.Tashme hapur perfaqesuesit aktuale shqiptare ne qeveri kane filluar te tronditen qe nga themelet sepse themelet qe keta ngriten jane mashtrimet dhe marreveshjet e tyre te fshehta antishqiptare.Levizja e re Besa tashme ka terhequr pas vetes shume qytetare perfshire dhe profesoret maqedonas sepse kjo levizje perkrah drejtesine dhe dinjitetin e cdo qytetari.Maqedonia tashme duhet te degjoje ashtu si duhet zerin e shqiptareve

Back to top button