Bilalli: Ndërhyrja e Gruevskit, kombinim i arrogancës pasigurisë dhe panikës

Analisti politik Mersel Bilalli duke komentuar rastin e ndërhyrjes së djeshme të kryeministrit Nikolla Gruevski në konferencën për shtyp të profesorëve, thotë se fajtor për situatën e krijuar në arsim është vet pushteti pasi për punësim kërkohet librezë partiake dhe jo suksesi i kandidatëve. Qëllimi i reformave të tilla sipas tij janë vetëm për të kontrolluar edhe këtë segment të shoqërisë.

“Mendoj se paraqitja e tij është pak si e çuditshme, duket si një kombinim mes arrogancës pasigurisë dhe panikës që del nga pushteti i cili realisht ka nevojë për një arrogancë të tillë që ta maskoj dobësinë e vet mbasi të gjitha pushtetet e tipit të tillë që pak a shumë janë diktatoriale, ato janë shumë të dobëta prandaj kanë nevojë që ta maskojnë dobësinë e tyre duke demonstruar fuqi dhe arrogancë. Këtu gjithçka kishte përveç disponimit për dialog që është atribut themelor i çdo pushteti demokratik”, u shpreh për Alsat, Mersel Bilalli.

Lajme të ngjashme

Back to top button