Stamboll, një grua shpërthen bombën në stacion policor

Një grua vetëvrasëse ka hyrë të martën në stacioni policor në pjesëne vjetër të Stambollit, Sulltanahmet, dhe ka aktivizuar mjetin shpërthyes, me ç’rast janë plagosur dy policë.

Si njoftojnë stacionet televizive turke, gruaja kamikaz është vrarë, kurse nga dy policët e plagosur njëri është në gjendje të rëndë.

Prefekti i Stambollit Vasip Sahin deklaroi se gruaja u fut në stacion policor dhe në gjuhën angleze tha se e ka humbur portofolin, ndërsa menjëherë pas kësaj aktivizoi mjetin shpërthyes që e bartte me vete.

Sahin shtoi se identiteti dhe nacionaliteti i gruas kamikaz nuk janë të njohura për policinë.

Në xhirimet televizive mund të shihet se si policia ka bllokuar rrugën ku është sulmuar stacioni policor, si dhe trafiku i ndaluar në atë pjesë të Stambollit./ Lajmi.net

Lajme të ngjashme

Back to top button