fbpx

Tendencat e bizhuve për dimrin 2015, modelet që nuk duhet të humbisni

Çdo femër do te dëshironte te mbante një objekt te tille sepse te gjitha bizhuteritë janë miqtë me te mire te femrave!

Stilistet e bizhuterive kane krijuar vepra arti, te mrekullueshme, te shkëlqyeshme dhe modele unike.

Bizhuteritë janë një must have te këtij sezoni, te mëdha, te shkëlqyeshme dhe me detaje qe bëjnë te veçantë çdo veshje te zgjedhur, si vathet maxi te cilat marrin dritën dhe nxjerrin ne pah fytyrën duke i dhënë një pamje unike. Bizhuteritë surprizojnë duke propozuar modele me perla dhe gurë te tjerë te aplikuar edhe ne versionin varës ne shume fora te tjera te rafinuara.

 

 

 

 

Varëset janë te krijuara nga shume ngjyra, unazat janë te çmuara dhe me linja unike. Ndërsa për sa i përket byzylykëve format variojne nga ato me te thjeshtat tek ato me te veçanta. Sekreti i fshehur për çdo bizhu është ne zotësinë për te dhënë një pamje ekskluzive, vetëm bizhuteritë arrijnë te vlerësojnë dhe te japin një pamje ndryshe. Një pamje glamour mbi te gjitha për ne mbrëmje? Atëherë rruge te lire për detaje te shkëlqyeshme dhe për ngjyrat e ndezura mbi te gjitha nëse kombinohen me një fustan mini ne ngjyre te erret.

Pandora propozon një linje varësesh te çmuara prej argjendi ose ari me një punim te gërshetuar nga ngjyra e zeze, e bardhe, dhe blu deri tek sfumaturat me ngjyra dhe romantike. Unaze flutur e arte me brilante shume ngjyrësh dhe vathe te mrekullueshëm për Chopard i cili godet me bizhuteri qe duken sikur sapo kane dal nga një kopsht i çmuar, ndërsa linja e bizhuterive Morellato për vjeshtë/dimër 2014-15 propozon byzylyk prej lëkure ne stilin casual. Varëse me kristale Swarovski për stilistet Dolce & Gabbana, ndërsa Nina Ricci surprizon me një byzylyk lule.

Bukuria e natyrës është tema kryesore e bizhuterive për dimrin 2015. Nder bizhuteritë e mrekullueshme te koleksionit Tiffny & Co keni vetëm vështirësinë për te zgjedhur.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close