fbpx

10 ushqimet pastruese pas ngarkimit gjatë Vitit të Ri

Gjate ditëve te Vitit te Ri, çdo njeri prej nesh i lejon ne një fare mënyre vetes te tejkaloje kufijtë qe i ka vene vetes ne lidhje me te ngrënin, me premtimin e heshtur se menjëherë pasi festa ka kaluar do t’i përvishet një diete te posaçme.

E pra gjate këtyre ditëve me ushqime te bollshme, ngarkesën me te madhe do t’i duhet ta përballojë mëlçia. Ky është organi qe përpunon te gjitha ushqimet qe hyjnë ne organizëm, duke i metabolizuar ato e duke veçuar me pas te gjithë helmet dhe toksinat e ndryshme qe dalin nga përpunimi.
Sa thamë me sipër do te duhet qe te na shërbejë për te kuptuar se sa e rëndësishme është mënyra e te ushqyerit, e pare edhe nga ky këndvështrim. Gjithsesi, ne fundviti diçka është dhe e lejuar, por është gjithashtu e rëndësishme te dimë dhe te njohim mënyrat qe bëjnë te mundur pastrimin e njërit prej organeve me te rëndësishme te organizmit.
Dhe janë përsëri ushqimet, por veçanërisht disa prej tyre, ato qe e ndihmojnë atë dhe gjithë organizmin ne tërësi për tu pastruar.

1.    Greipfruti. Sikurse te gjitha agrumet përgjithësisht, ky fryt është shume i pasur me Vitaminën C  si dhe me antioksidantët. Fale këtyre, grepfruti është e gjendje te përmirësojë dhe ndihmoje procesin e vetëpastrimit te mëlçisë. Një gote me grejpfryt te shtrydhur nxit prodhimin e enzimave qe ndikojnë ne pastrimin e organit prej toksinave.

2.    Brokoli dhe lulelakra. Si përfaqësues te familjes se ortagjeve, këto dy ushqime janë ne gjendje te përmirësojnë sasinë e glukosinoliteve, disa enzima natyrale me ndikim te madh dhe te drejtpërdrejtë ne procesin e largimit te toksinave te ndryshme nga organizmi.

3.    Asparagus. Studime te fundit rreth tyre kane treguar se veçanërisht gjethet, kane një rol te rëndësishëm ne pastrimin e mëlçisë, veçanërisht ne rastet e konsumit te shtuar te alkoolit.

4.    Arrat dhe bajamet. Ta pasura me argininë, një aminoacid qe ndihmon mëlçinë te vete pastrohet dhe dezintoksikohet, këshillohet qe ato te përtypen mire, përpara se te gëlltiten, pasi kjo favorizon procesin e tretjes.

5.    Vaji i ullirit. Ne fakt jo vetëm ky, por edhe vaji i linit, i sojës, i farave te kanapit, vlerësohen si te nevojshëm ne procesin e pastrimit te mëlçisë.

6.    Panxhari i kuq dhe karotat. Fale flavanoideve, si rrepat, ashtu edhe karotat kane një ndikim ne vënien ne pune të të gjithave mekanizmave pastruese te organizmit, me ndikim te drejtpërdrejtë mbi mëlçinë.

7.    Çaji jeshil. Edhe ky vlerësohet si një prej miqve me te mire te organizmit dhe mëlçisë ne radhe te pare.

8.    Drithërat integrale. Te gjitha këto janë te pasura me Vitamina te grupit B, e njohur për ndikimin e saj ne përmirësimin e metabolizmit ne përgjithësi, dhe te yndyrave ne mënyrë te veçante.

9.    Rukola dhe spinaqi. Edhe veç e veç, por te dyja njëkohësisht, edhe me mire, kane një rol parësor ne pastrimin e gjakut, fale përmbajtjes se shtuar te klorofilës.

10.    Mollët. Edhe këto vlerësohen si te favorshme ne pastrimin e mëlçisë, fale edhe përbërësve kimike si pektina.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close