Aksident i autobusit të udhëtarëve nga Kosova në Serbi (Foto)

Një autobus nga Kosova, i cili udhëtonte për në Vjenë, mbrëmë pak mesnate, me të kaluar të kufirit te Merdari, tre kilometra në brendi të Serbisë, pësoi një aksident në të cilin, pos frikës, shqetësimeve e traumave, nuk pati të lënduar.

Aksidenti ndodhi, siç thonë burime të Koha.net nga vendi i ngjarjes, për shkak të rrugës së rrëshqitshme dhe pasi që rruga ishte zënë nga automjete që kishin ngelur në trase.

Shoferi ia autobusit, duke evituar ndeshjen me automjete, mori anën e sipërme të rrugës dhe me këtë rast u regjistruan disa dëme materiale: Thyerje xhamash të dritareve dhe gërvishtje autobusi.
Pas kësaj, një autobus tjetër erdhi t’i marrë udhëtarët dhe ata shëndoshë e mirë arritën ë kryeqytetin e Austrisë.

aksident 2

aksident 3

aksident 4

Lajme të ngjashme

Back to top button