Policia zbardh vrasjen: Viktima do ekzekutonte katër persona

Policia zbardhi serinë e atentateve të ndodhur të hënën në mbrëmje në Tirane. Sipas policisë, Arianit Sterio 42 vjeçar, i cili mbeti i vrarë, ka tentuar të vrasë katër persona të cilët njihen si miqtë e Emiliano Shullazi

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes Sterio ka patur si qendër të atentatit Pajtim Serjanin 32 vjeç, të cilin e ka plagosur në këmbë, si edhe dy miqtë e tij Denis Ramani dhe Ditmir Reçi.

Ne rrethin e zjarrit te krijuar nga viktima Sterio u perfshi edhe punonjesi i njesise operacionale speciale Roland Meta. Gjate shkëmbimit të zjarrit rezultoi se, nga qitja e armës të cilën Meta e mbante për shkak të detyrës ka mbetur i vdekur atentatori Sterio. Punonjësi i policisë ka marrë dy plage të rënda në trup dhe ndodhet i plagosur rëndë në Spitalin Universitar të Tiranes.

Policia nuk sqaroi me shume detaje per rolin e policit Meta, ne kete histori por ka ngritur mbi te nje akuze te ‘vrasjes me dashje’ dhe njofton arrestimin e tij ne flagrance. Ne deklarate thuhet se, ‘nga nje analize e hollesishme e bere, lidhur me veprimet dhe mosveprimet e punonjesit te policisë u be dhe arrestimi. Ne kete vend ngjarje ne cilesine e proves materiale u sekuestruan 4 gezhojat e e nje arme te kalibrit 9mm, dhe pistoleta bereta me te cilen u krye vrasja, si edhe tre gezhojat e kalibrit 7.62 mm te qitura nga nje pistolete M-54’.

Sterio, viktima e nates se mbremshme u hetua nga policia dhe rezulton te jete vrases me pagese. Per shume vite ai ka qenë emigrant dhe eshte kthyer ne Shqiperi para pak kohesh. Te dhenat tregojne se Sterio ka dashur te vrase te gjithe te shoqeruarit me shtetasin Pajtim Serjani.

Policia ka hetuar edhe mbi atentatin qe ju be, Emiljano Shullazit dhe shokut te tij Gilmando Danit, ne afersi te mbikalimit te Kasharit.
Pasi u këqyr vendi i ngjarjes ku ndodhi atentati jane mbledhur te gjitha provat e gjetura aty. Polica nuk beri me dije se sa arme jane perdorur ne atentatin ndaj Shullazit. ‘Golfi 4’, makina me te cilën ata udhetonin ka marre nje numer te madh plumbash. Dosja per kete atentat i kaloi Prokurorise nen akuzen e vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese.

Policia nuk ben te ditur nese Shullazi ka qelluar edhe ai me arme apo jo. Nga gezhojat pritet te dale nese eshte vetem nje arme qe ka qelluar mbi makinen apo jo. Automjeti nuk ishgte ne pronesi te Shullazit.

A kane lidhje me njera-tjetrën këto ngjarje eshte nje tjeter hetim intesiv i policise. Mendohet se ne plan ka qene ekzekutimi i grupit te Shullazit. Ai u qellua dhjete minuta perpara se te ndodhte ngjarja ne Rrugen e Kavajes. Por Prokuroria i ka ndare dosjet ne dy. Hetimet për të dy atentatet do të drejtohen nga prokurore te vecante derisa te provohet ndonje lidhje mes te dyja ngjarjeve.
/ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button