5 këshilla për një ditë në formë dhe perfekte

“Dita e mire duket qe ne mëngjes”. Kjo thënie e vjetër duket se ka vlera edhe për ne njerëzit, çka do te thotë qe një ngritje nga gjumi dhe fillimi i ditës me energji, me shume gjasa premton po ashtu për një dite ne forme, humor dhe kënaqësi.

Por për ta bere te mundur këtë, specialistet këshillojnë sa me poshtë:

1.    Flini sa me mire dhe sa me shume. Është thënë edhe me pare qe gjumi ne parametra normale është ne gjendje te përmirësojë, veç te tjerave edhe prodhimin e hormoneve qe rregullojnë sensin e urisë. Me fjale te tjera, sa me shume dhe sa me mire flini, aq me pak uri do te ndjeni gjate ditës.

2.    Pini sa me shume ujë. Ne këtë rast është fjala për ujin dhe çajra te tjera, por jo për pijet e sheqerosura dhe te gazuara. Veçanërisht i këshillueshëm është uji i vaket me limon, esëll qe ne mëngjes. Kjo përmirëson punën e aparatit tretës dhe veçanërisht atij intestinal, çka përbën një moment te rëndësishëm për te qene si te thuash ne paqe me veten tende për gjate gjithë ditës. Njëkohësisht pirja e ujit është një shërbim i mire edhe për aparatin urinar.

3.    Mos neglizhoni mëngjesin. Këshillohen buka me miell integral, kosi, drithërat e famshme cereale si dhe…dy kivi.

4.    Nëse është e mundur shkoni ne këmbë ne pune. Kur kjo është e mundur, mundohuni qe ta praktikoni sa me shpesh. Ecja ne këmbë, ne fund te fundit është me pak e mërzitshme se sa oraret e zgjatura neper palestra e pista vrapimi.

5.    Seksi ne mëngjes. Është vërtetuar se kryerja e marrëdhënieve seksuale ne mëngjes përmirëson se tepërmi aftësitë imunitare te organizmit, stimulon qarkullimin e gjakut, parandalon sëmundjet kardiovaskulare, rrit nivelin e estrogjeneve tek femrat dhe testosteronit tek meshkujt. Po kështu ka nje përmirësim te sekrecionit te endorfinave, substanca kimike te trurit me ndikim te fuqishëm analgjetik dhe eksitues, por qe kane benefite te mira edhe ne drejtim te përmirësimit te tretjes, te lëkurës dhe flokëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button