Gjykatës me integritet për gjykata të pavarura

Varësia e gjykatave nga strukturat politike është një dhimbje e madhe për shoqërinë e Maqedonisë, e cila mund të shërohet vetëm nëse ndryshon matrica e gjykatësve, thonë analistët dhe ekspertët e kësaj fushe. Ata rekomandojnë se është e nevojshme për të ndryshuar matricën e të menduarit të vetë gjykatësve, sepse asnjë qeveri nuk është e përjetshme. Sipas tyre, gjyqtarët duhet më fortë të qëndrojnë në vendimet e tyre të cilat do ti marrin në bazë të ligjeve, kushtetutës dhe konventat ndërkombëtare.

Gjykatësi i lartë pensionuar, Agim Miftari për REL, thotë se është e qartë se gjykatësit janë nën presion të vazhdueshëm politik dhe partiak dhe se kjo rezulton me vendime të kontestueshme dhe diskutabile.

“Edhe përkundër indikacioneve se në gjyqësor po behët presion i madh, është e qartë se gjykatësit nuk marrin forcën që t’ju kundërshtohen. Vendimet në Maqedoni ose vendimet e gjykatësve nuk përputhen me praktikën e gjykatave Evropiane”, thotë Miftari.

Ai sqaroi se edhe pse po kryhen shumë trajnime dhe seminare, ndikimi i politikës është më i madh se sa zbatimi i ligjeve mbi të cilat duhet të merren vendimet e gjykatësve.

Lajme të ngjashme

Back to top button