Dikush po gënjen, provim shtetëror nuk ka as në Angli

Pas një seri ngjarjesh të ministrit të arsimit në Republikën e Maqedonisë dhe kryeministrit Gruevski, ku po plasohen dezinformata për sistemin arsimor në disa shtete botërore, me qëllim që ta bindin opinionin që ta përkrahin propozimin për provim shtetëror, si dhe ligjin e ri për arsim të lartë, ndjej përgjegjësi dhe nevojë ta shkruaj këtë letër, shkruan dr. profesor Pande Shahov nga Royal College of Music në Londër të publikuar në gazetën Utrinski Dnevnik.

“Si ish student I universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup dhe para se gjithash si profesor në Kolexhin mbretëror të muzikës në Londër, dua të sqaroj dhe kthjelloj këtë mjegull që ka kapluar mediat në Maqedoni. Në një nga intervistat e kryeministrit Gruevski ishte theksuar se provim shtetëror ka në shumë shtete duke përfshi edhe Britaninë e Madhe. Kjo është e pavërtetë. Provim shtetëror nuk ka në asnjë program apo fushë”, deklaroi ndër të tjerash Shahov.

Lajme të ngjashme

Back to top button