fbpx

Parashikime të zeza për zhvillimin e biznesit në Maqedoni

Viti 2015 do të jetë një nga vitet më të vështira për zhvillimin e biznesit në Maqedoni, thonë afaristët. Sipas tyre, ndryshimet e shpeshta të rregullativës ligjore dhe obligimet e reja që pasojnë ndaj shtetit për kompanitë e vogla, të cilat do të detyrohen të paguajnë tatim për shtetin edhe në rast se kanë realizuar qarkullim më të ulët se 16 mijë euro brenda vitit, si dhe pagesa e kontributeve për sigurim shëndetsorë dhe pensional edhe për puntorët e angazhuar me honorarë e bëjnë të palakmueshme klimën e biznesit, shkruan REL.

“Viti 2015-të do të jetë një vit i vështirë për afaristët, megjithatë duke u nisur nga të dhënat të cilat janë relevante dhe flasin për rritjen e prodhimit industrial , rritjen e këmbimit tregtarë me vendet e jashtme, këto sinjale janë inkuajuese se edhe kundrejt vështirsive, kompanitë nga Maqedonia kanë arritur me sukses të gjinden gjatë vitit të kaluar dhe shpresoj se do arrijnë të gjinden edhe gjatë këtij viti”, shprehet me optimizëm Jelisaveta Georgieva, nga oda Ekonomike e Maqedonisë.

Por, Mile Boshkov nga Konfederata e Punëdhënësve të Maqedonisë, thotë se viti që sapo kemi shkelur do të jetë shumë i vështirë për afaristët e Maqedonisë pasi që ligjet ekonomike në vitet e fundit aq shpesh kanë pësuar ndryshime, sa që shoqëria e biznesit nuk e di tekstin e saktë të një ligji të caktuar.

“Për shkak se në Maqedoni shpesh ndërrohet rregullativa ligjore, që do të thotë se nuk mund të planifikohen as investimet, e as harxhimet e aq më pak mund të dihet me saktësi cila do të jetë lartësia e harhximeve, përkatësisht të dhënave të caktuara ndaj shtetit të cilat në asnjë mënyrë nuk janë stabile“,thekson Mile Boshkov.

Ai ka shtuar se këtë vit obligimet e reja përkatsisht harxhimet e kompanive të cilat parashihen me ndryshimet ligjore, do të thotë se kompanitë do t`iu nështrohen harxhimeve plotësuese, me ç’rast, suksesi i zhvillimit të bizneseve kryesisht do të varet nga shkathtësia për të krijuar kushte për mbijetesë nga ana e vet afaristëve dhe jo klima e mire ekonomike në vend.

Ndërkohë, Arben Halili ekspert i ekonomisë, konsideron se për t`u përmirësuar klima e biznesit në Maqedoni, qeveria përfundimisht duhet të heq dorë nga të qenurit punëdhënësi kryesor në vend.

“Shteti në fakt duhet të ndërrmarë vetëm një vendim, definitivisht duhet të heqë dorë nga të qenuit punëdhënësi më i madh në vend. Këtë fushëveprim duhet t`ia lë kompanive, subjekteve afarise të pavarura, të cilat jo vetëm do të kontribuonin në zhvillimin e këtyre kompanive, si dhe zhvillimin e ekonomisë në tërësi, po në përgjithsi do të kontribuonin në zhvillimin e mirëqenies së vet të punësuarve, sepse në sektorin privat jo veëm që do të angazhoheshin njerëzit më kreativ, por do të pamundsohej punësimi në sektorn publik”,nënvizon Arben Halili.

Ndryshe edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian, në pjesën e zhvillimit të bizneseve ishin përfshirë një varg kitikash sa i përket ngecjeve të shumta gjatë plotësimit të kritereve ekonomike për zhvillimin e ekonomisë.

Tags

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Cdo gje qè eshte e thene, jane vetèm mendime , qe cdo kush e dèrgon ujin ne bahçen e vetè!?
    Njè gje eshtè evidente, e ajo eshte: LIGJET EKON9MIKO- FINANCIARE JASHTA NORMAVE KUSHTETUESE DHE ATYRE TE STANDARDEVE NDÈRK9MBETARE.

Back to top button
Close