DAP ka kryer kontrolle në 25 objekte hotelierike në Shkup

Inspektorët e Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP) informon se gjatë ditës së djeshme kanë kryer kontrolle në 25 objekte hotelierike në Shkup.  Gjatë katër ditëve janë kryer 65 kontrolle në disa lokale në Shkup ku 21 firmave për shkak të parregullsive u është shqiptuar dënim me vlerë të përgjithshme prej 55 mijë eurove.

DAP të shoqëruar nga forcat e policisë kanë mbyllur restorantin  “Miracoli” në Shkup,  Zona Cafe, Fontana, Skupi, restoranti Spinof etj, për shkak të mosdhëniesë së llogarive fiskale.

Inspektorët kanë dashur të kryejnë edhe kontrolle edhe në disa lokale të Qendrës Tregtare Mavrovasja, mirëpo pronarët për shkak të frikës i kanë mbyllur dhe nuk kanë punuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button