“Solidariteti”: Protesta të reja dhe ankesë në Kushtetuesen kundër Ligjit për honorare

Shoqata “Solidariteti” thotë se Ligji për pagesën e kontributeve sociale edhe për honorarëT është kundër-kushtetues dhe se do të dorëzojnë kallëzim deri në Gjykatën Kushtetuese për ta vërtetuar këtë. Na lëvizja majtiste, thonë se këtë akt do ta bëjnë edhe pse gjykata kushtetuese si që është dëshmuar deri më tani, nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim konkret pasi që është e uzurpuar nga disa qendra të fuqive. Nga kjo lëvizje paralajmëruan protesta ende më masive se ato në dhjetor.

“Ndryshimet ligjore do ti kontestojmë në gjykatën kushtetuese, por vlerësoj se ky do të jetë aktivitet dytësorë, meqë gjykata kushtetuese nuk len hapësirë për optimizëm pasi nuk gjykon në pajtim me Kushtetutën, por sipas disa urdhrave nga autoritetet tjera në vend. Do të organizojmë edhe protestë që do të jetë më e madhe se ajo e dhjetorit meqë tanimë njerëzit drejtpërdrejtë janë të prekur nga ndryshimet ligjore dhe nuk përjashtohet mundësia që protestën tonë ta organizojmë bashkë me grupe tjera të qytetarëve të pakënaqur dhe të dëmtuar”, u shpreh Zdravko Savevski, lëvizja majtiste “Solidariteti”, tha Zdravko Savevski nga “Solidariteti”.

LEXO:ANALIZË: A do të mbetet qeveria e shurdhër ndaj klithmës së qytetarëve?

 

Lajme të ngjashme

Back to top button