Qeveria bën të njohur propozimet e pranuar nga debati i djeshëm për arsimin e lartë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se pas përfundimit të debatit publik të mbrëmshëm në lidhje me propozim paketën e reformave në arsimin e lartë, qeveria ka zhvilluar një takim shtesë ku ka pranuar disa nga  propozimet, rekomandimet dhe sugjerimet e ofruara gjatë diskutimit.

Në komunikatën e saj Ministria e arsimit dhe shkencës, njofton se qeveria dhe kjo ministri kanë pranuar këto propozime:

Pranohet propozimin i Universitetit “Goce Dellçev” – Shtip, i cili i referohet mundësisë për studentët për të dhënë gjysmën e provimeve për lëndët në vitin e tretë të studimeve, pavarësisht nga ajo nëse e kanë dhënë apo jo pjesën e parë të provimit shtetëror në fund të vitit të dytë të studimeve;

Pranohet propozimin i Universitetit “Shën. Kirili dhe Metodi “- Shkup dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës, i cili i referohet ndryshimit të mesatares për regjistrim në institucionet e arsimit të lartë në fushën e sportit, prej 4.00 në 3.00;

Pranohet propozimi i  Universitetit të Evropës Juglindore për përmirësimin e kapaciteteve administrative të Këshillit për Akreditim dhe Evaluim të arsimit të lartë duke angazhuar kuadër të kualifikuar shtesë i cili do të punojë në Këshill me orar të plotë pune;

Më tutje, sa i përket studimeve të ciklit të dytë ose studimeve post-diplomike, me propozim të Universitetit “Shën. Kirili dhe Metodi “- , do të mund të akreditohen për një periudhë kohore prej një ose dy vjet;

Po ashtu pranohet propozimi i Universitetit “Shën. Qirili dhe Metodi “- Shkup, Universitetit “Shën. Kliment Ohridski “- Manastir dhe Fakultetit për Shkenca Shoqërore për programet studimore në fushën e historisë kombëtare, lingustikës dhe arteve, që mos të vlejnë dispozitat e ligjit në pjesën e harmonizimit të përmbajtjes së tyre me përmbajtjen e programeve studimore të njëjta ose të ngjashme në ndonjë nga 50 universitetet me rangim më të lartë nga fushat përkatëse, sipas listës së Shangait, duke marrë në konsideratë edhe specifikat e tyre kombëtare;

Me projektligjin e ri për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Arsimin e Lartë, me propozim të Universitetit “Shën. Qirili dhe Metodi”- Shkup dhe Fakultetit për Shkenca Shoqërore, do të rregullohet titulli – magjistër i arteve;

Përveç kësaj, i pranuar është edhe propozimi i Universitetit të Evropës Juglindore për të inkorporuar një regjistër publik të autorëve të punimeve shkencore që janë të botuara në revista shkencore ndërkombëtare që janë pjesë e bazës  “Ëeb of science”.

 

 

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Shtrohet pyetja: Cka do te ndodhe me studentet qè vijnè nga Kosova, Shqiperia etj. Si dhe Pse u duhet atyre provimi shtetèror….

Back to top button