Brukseli porosit Athinën: Anëtarësia në euro- zonë është e parevokueshme

Tensioni edhe në institucionet, por edhe në kryeqendrat më të mëdha të BE-së shënon rritje me afrimin e zgjedhjeve në Greqi, ku favoriti kryesorë është Aleksis Cipras, udhëheqësi i të majtës radikale, SIRIZA.

Pas informatave të publikuara këtë fundjavë në gazetën gjermane “Shpigel”, sipas të cilës “Greqia mund ta lëshoj euro- zonën” pa shkaktuar vështirësi të madhe për euron, në Komisionin Evropian sot “lëshohet topi”.

Në konferencën e rregullt për shtyp në Bruksel, zëdhënësit insistojnë se në kartën e BE-së, marrëveshjes së Lisbonës, qartë qëndron se “anëtarësia në euro- zonë është e parevokueshme”.

Edhe krahas pyetjeve të shumtë të gazetarëve prezent për skenarët e mundshëm për largimin nga euro- zona, zëdhënësit e komisarëve evropiane refuzuan të spekulojnë dhe e presin fjalën përfundimtare të votuesve grek më 25 janar.

Në pyetjen a është Komisioni i gatshëm të “bisedoj” për kushtet e anëtarësisë greke në euro- zonë, zëdhënësi shtoi se për këtë do të diskutohet pas zgjedhjeve, pasi qytetarët grek ta thonë vendimin e tyre.

Deri atëherë, Komisioni Evropian qëndron në qëndrimin e vet, të publikuar kah fundi i dhjetorit nga euro- komisari për çështje ekonomike, Pjer Moskovisi, menjëherë pas shpalljes së zgjedhjeve në Athinë, se “përmes këtij procesi demokratik, qytetarët grek edhe njëherë do të vendosin për ardhmërinë e tyre”. Moskovisi atëherë përkujtoi edhe se “angazhimi i fuqishëm për Evropë dhe mbështetjen e gjerë tek qytetarët grek dhe liderët politik për procesin e nevojshëm reformues ndaj rritjes ekonomike do të jetë esencial për Greqinë që sërish të prosperojë në euro- zonë”.

Gjendja e përkeqësuar në Greqi solli rritje të euro- skepticizmit tek fqinji jugor, por edhe mosbesim ndaj presidentit aktual të KE-së, Zhan Klod Junker.

Ndryshe, thuhet se Junker ka tejkaluar mandatin e tij kur dha mbështetje të hapur për njërin nga kandidatët presidencial të Greqisë, ish komisarin Stavros Dimas, i propozuar nga Demokracia e Re.

“Frika” e elitave të Brukselit nga fitorja e mundshme e së majtës radikale në Greqi ishte e kritikuar madje edhe nga gazeta prestigjioze “Financial Times” në editorialin e nëntorit me titull “E majta radikale ka të drejtë për borxhin evropian”.

Lajme të ngjashme

Back to top button