fbpx

Ish-zëdhënësja e Berishës padit ish-bashkëshortin

Juela Meçani, ka kërkuar mbrojtje në gjykatë, për shkak të dhunës dhe kërcënimeve që ka ushtruar ish-bashkëshorti.

Ish-zëdhënësja e Sali Berishës, Juela Meçani, ka kërkuar mbrojtje në gjykatë, për shkak të dhunës dhe kërcënimeve që ka ushtruar ish-bashkëshorti i saj, Dritan Haxhiraj. Meçani në muajin dhjetor 2014 rezulton t’i jetë drejtuar me një kërkesë gjykatës së Tiranës, duke paditur ish-bashkëshortin e saj Dritan Haxhiraj.

Në kërkesën civile, Meçani kërkon urdhëe mbrojtjeje, pasi ish-bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike dhe presion psikologjik. Mirëpo fill pas kësaj padie, Meçani ka vendosur të tërhiqet duke detyruar gjykatën të pushojë dosjen civile. Prej vitesh mes Meçanit dhe Haxhiraj është duke u zhvilluar një proces gjyqësor, për ndarjen e pasurisë.

Vendimi për ndarjen e çiftit është marrë nga gjykata e Tiranës në datën 5 qershor të këtij viti në të cilën thuhet se gjykata vendos të “Zgjidhë martesës ligjore pa faj midis paditëses Juela Meçani dhe të paditurit Dritan Haxhiraj.

Ushtrimin e përgjegjësisë prindërore mbi fëmijën Noemi Haxhiaj i datëlindjes 18.01.2005, nga paditësja Juela Meçani. Të drejtën e të paditurit Dritan Haxhiraj të takohet me fëmijën e tij Noemi Haxhiraj nga data 1 gusht deri më datën 30 gusht të çdo viti kalendarik,si dhe për pushime dimërore në periudhën kohore nga data 24 dhjetor deri më datë 30 dhjetor të çdo viti kalendarik.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close