Obama për herë të parë u deklarua për Egjiptin

SHBA-të pritet të anulojnë ushtrimet e përbashkëta ushtarake me Egjiptin për shkak të eskalimit të situës së djeshme ku u vranë më shumë se 500 persona dhe u lënduan mijëra të tjerë. 

Kjo u bë e ditur nga presidenti amerikan, Barack Obama në deklarimin e tij të parë për situatën e re të krijuar në Egjipt.

Obama ju drejtua opinionit nga ishulli i Masaçusets ku ai është duke e kaluar një javë pushim prej angazhimeve të tij si president.

Presidenti Obama gjithashtu ka thënë se SHBA-të duan të jenë partner me Egjiptin, udhëhequr nga interresat kombëtare në këtë marrëdhënie afatgjate.

Ai gjithashtu ka thënë se SHBA-të nuk e mbajnë anën e asnjërit prej liderve politik të Egjiptit, ndërsa ka bërë thirrje për qetësi prej të dyja palëve. /rel

Lajme të ngjashme

Back to top button