Partia e Trajanovit, kërkon tërheqjen e propozim Ligjit për arsimin e lartë

Pas debatit publik mes përfaqësuesve të qeverisë dhe universiteteve, Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit,  propozon që qeveria të tërheq propozim ligjet për arsimin e lartë dhe t’i përpunojë sërish duke përfshirë idetë e dhëna gjatë debatit publik që zhvillohet disa ditë me radhë.

“Gjatë ripërpunimit të propozim ligjeve propozojmë që të merret parasysh propozimet nga profesorët universitarë dhe studentët. Shkaku i këtij propozimi të Lidhjes Demokratike është fakti se deputetët nuk i kanë marrë propozimet e bisedimeve gjatë debatit të djeshëm dhe ditëve të mëparshme. Mendojmë se janë të mundur ndryshime të caktuara në propozim ligjin për arsimin e lartë që në masë të madhe do të përmirësonin përmbajtjen e Ligjit”, thuhet në propozimin e Lidhjes Demokratike të Pavle Trajanovit.

Lajme të ngjashme

Back to top button