Protestë në Mavrovë Rostushe, banorët e revoltuar pas 10 ditëve takohen me kryetarin

“Tenderët nuk na interesojnë, paguajmë faturat, kërkojmë të drejtat tona” ishin disa nga porositë drejtuar kryetarit të komunës i cili pas 10 ditëve, pas protestës, është takuar me bashkëqytetarët pas vështirësive që kanë hasur nga moti i keq, shkruan Libertas.

“10 ditë askush nuk ka ardhur që të na vizitojë, 13.000 persona, me fëmijë, në të ftohtë pa energji elektrike. Askush nuk na paralajmëroi se kjo do të ndodhë. Nuk kemi pasur as ushqim, atë që e kemi ruajtur për dimër në frigorifer edhe ajo është prishur”, ankohen qytetarët.

Ato ankohen se nga mungesa e energjisë elektrike ju janë prishur edhe aparatet elektrike si televizorë, kompjuterë, frigorifer etj.

“Ne i paguajmë rregullisht faturat dhe i kërkojmë të drejtat tonë”, u shprehën të revoltuar banorët e Mavrovës.

Qytetarët e revoltuar pas protestave në takimin me kryetarin e komunës pas 10 ditëve ankth u shprehën se nuk ju intereson kush e ka fituar tenderin, obligim i komunës është që ti pastroj ato.

“Para nesh ju do të përgjigjeni, edhe për rrymën edhe për rrugët e bllokuara. Në disa fshatra nuk është hedhur as një gram krip”, u shprehën banorët e revoltuar para kryetarit.

Rostuse2

Ndryshe nga EVN Maqedoni, informuan se ka sanuar të gjitha defektet në rajonet me krizë.  Nga EVN thonë se ekipet do të qëndrojnë në terren deri sa do të mënjanohen defektet dhe derisa çdo konsumatorë do të furnizohet me energji elektrike.

Lajme të ngjashme

Back to top button