Mehmeti: Debatin në arsim e prishën disa profesorë oportunist

Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti thotë se gjithë atmosfera rreth debatit të djeshëm për propozim ligjet të arsimit është prishur në momentin kur sipas saj, disa profesorë, më shumë për oportunizëm se sa për parime, ndërhynë në kauzën e studentëvë dhe u munduan ta kontrabandojnë atë.

“Në fakt, gjithë atmosfera rreth debatit për propozim ligjet të arsimit u prish në momentin kur disa profesorë, më shumë për oportunizëm se sa për parime, ndërhynë në kauzën e studentëvë dhe u munduan ta kontrabandojnë atë. Protestën studentore deshën ta shndërrojnë në përfitim të tyre. Argumentet e studentëve deshën t’i kthejnë në poena personal. Dhe në momëntin kur u ballafaquan më njeriun, në ngritjen politike të të cilit kanë investuar për vite të tëra të gjithë kapacitetin e tyrë akademik dhe individual, ata veprimtarë të arsimit u ndjenë ngusht.
Reagimi i tyre dje për mua është arsyeja më e fuqishme përse na nevojitën reformat në arsim – që ta lirojmë akademinë nga kthetrat e përfituesve personal në ëmër të normavë, ligjeve, apo dofarë parimeve që këta individë i interpretojnë ashtu sic u konvenon. Protesta e studentëvë është legjitime – dialogu më ta është i nëvojshëm dhe e mbështes. Vërejtjet e tyrë duhet inkorporuar në versioin final të ligjit. Çdo gjë tjetër më duket si përpjekje për ta njollosur këtë protestë dhe këto kërkësa”, shkruan në profilin publik të saj në Fejsbuk, Mehmeti.

Ajo nuk komenton ndërhyrjen e kryeministrit në pres konferencën e profesorëve ndërsa para disa ditëve tha se reformat në arsim kontestohen vetëm pse ministri është shqiptar.  Leximi i dytë i ligjit në Parlament pritet të bëhet të enjten, gjegjësisht me 8 janar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button