fbpx

Tetova me ajër të ndotur dhe me qindra të sëmurë nga gripi

Njëri nga qytetet më të ndotura në Maqedoni, Tetova, tani është bërë edhe vendi me më shumë raste të të sëmurëve nga gripi. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se 755 persona të sëmurë me grip janë regjistruar vetëm ditëve të fundit. Sipas Naser Qafqanit, Kryeshef të repartit të sëmundjeve interne, rritja e numrit të të sëmurëve përpos temperaturave të ulta, ndodh edhe nga ajri i ndotur që ngulfat qytetin një kohë të gjatë.

“Ka numër të madh që janë me sëmundje virale me temperaturë me simptoma të gripit, por pritet që ky numër ende më shumë të rritet, por, në të madhe ndikon edhe ambient, pra ndotja e ajrit, unë sa di prej mediave jemi qyteti më i ndotur në Maqedoni apo edhe në Evropë, domethënë kushtet, ftohti i madh dhe tek pritet sezoni pra ka numër të madh por tek pritet që ky numër të rritet. Pra thamë ndotja e ajrit në të madhe ndikon në rënien e imunitetit, ne kemi biseduar edhe më herrët se përveç gripit dhe sëmundjeve tjera pra këto gjendje janë alarmante , sepse kjo faktikisht nuk është ndotje por është një helmim, i cili do sjell me siguri, nëse nuk parandalohet, edhe sëmundje tjera”, tha për Alsat-M,  Naser Qafqani.

Ditëve të fundit Tetova, Shkupi dhe Kërçova janë një ndër qytetet me ajër më të ndotur në Maqedoni. Aktualisht, sipas matjeve zyrtare, prania e grimcave helmuese PM10 në ajër në Tetovë mbetet e lartë.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close