Valbona Mema eliminohet nga Dancing, ja kush shkëlqyen (Foto)

Këngëtarja Valbona Mema është larguar nga spektakli i vallëzimit, Dancing With the Stars Albania 5.

Dancing with the Stars hyri në javën e shtatë të tij, me emocionet që i kapluan jo vetëm konkurrentët, por edhe shikuesit e këtij formati.

Nga të gjithë konkurrentët më shumë pikë mori Tuna, e cila nga 40 pikë të mundshme nga juria mori 35 pikë, me performancën Jive që u përsërit, pasi të gjithë konkurrentët bënë të njëjtat koreografi nga njëra prej javëve të mëparshme.

Në garë tashmë ka hyrë edhe Mariza Ikonomi, që shfaqi performancë relativisht të mirë, teksa Evi Reçi ishte pak nën Tunën me pikë.

Në fund Valbona Mema u eliminua nga Dancing për shkak të votave të pakta nga publiku.

Dancing with the Stars vazhdon deri në javën e 12-të, ku tashmë pas performancave spektakolare Tuna konsiderohet si favoritja absolute për ta fituar edhe këtë spektakël, pasi fitoi dy herë X Factorin. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button