fbpx

Rexhepi: Të festosh ditlindjen e Muhammedit nuk është praktikë e ndonjë adeti

Me rastin e ditëlindijes së vulës së Pejgamberve, Muhammedit a.s., Muftinia e Shkupit, në bashkpunim me xhaminë e Nerezit, organizoi manifestimin e Mevludit, i cili ishte i begatuar me pjesë nga mevludi dhe ilahi të kënduara nga kori i Muftinis së Shkupit.

Përveç një numri të konsiderueshëm të xhematit në këtë manifestim pjesëmarrës ishin edhe Reis el Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, muftiu i Shkupit Ibrahim ef. Shabani, muftiu i Struges Salim ef. Sulejmani, drejtori i Medreses së Isa Beut Ibrahim ef. Idrizi, hoxhallar e hafizlere të shumtë.

Fjalë përshendetëse në këtë manifestim pati muftiu i Muftinisë së Shkupit Ibrahim ef. Shabani, i cili pasi i falemderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, nënvizoi aktivitetet tashmë tradicionale që i ndërmerr kjo Muftini me rastin e Ditëlindjes së Pejgamberit tonë, Muhamedit a.s.

“Sot, në të gjitha xhamitë e Shkupit, sikundër edhe në tërë territorin e Maqedonisë, po mbahen manifestime me këtë rast, ndërsa pa dyshim që manifestimi në këtë xhami të Nerezit është qendrori”, u shpreh efendi Shabani.

Të pranishmëve me fjalë rasti iu drejtua Reisul Ulema i BFI-së në RM, h. Sulejman ef. Rexhepi i cili veç të tjerash teksoi se, me një manifestim të këtillë nuk po realizohet kurrfarë adeti por po përkujtohet vula e Pejgamberëve, Muhamedi a.s.

“Të kremtosh ditlindjen e Muhammedit a.s nuk don të thotë se po praktikojmë ndonjë adet! Kështu do të mendonin vetëm të atillët që do të bënin përpjekje djallëzore për ta kundërshtuar një traditë shumëshekullore. Njerëzit, muslimanët anekënd botës, festojnë ditën e lindjes së Muhammedit a.s, atë ditë e cila rrënoi një sistem të dikurshëm botëror, e kundërshtoi atë sistem prapanik. Kësisoj, kjo ditë e lindjes së Muhamedit a.s. u bë dritë për të gjithë njerëzit. Pas gjashtë shekujve kremtim të Mevludit, të dalësh në skenë e të thuash se është bidat, vetë ky “konstatim” është bidat. Mevludi nuk është ibadet dhe askush këtë nuk e ka thënë por kjo është një formë përshendetje mbi shpirtin e Muhammedin a.s.”, ka theksur Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili në vazhdim të fjalës së vet të rastit foli dhe për ngjarjet historike që populli ynë i ka ndërmarrë pikërisht gjatë manifestimit të Mevludit e të cytët nga ngjarjet dhe veprimet e shenjta të cilat theksohen në Mevlud. “Gjat manifestimit të Mevludit, ndër shekuj, populli ynë ka ndërmarrë vendime historike për sa i përket interesave tona kombëtare, vendime këto që janë funksionale edhe sot e kësaj dite. Në fund, ju ftoj që t’i lutemi Zotit Fuqiplotë që muslimanët të jenë nën shefatin e Muhammedit a.s.”, tha ef. Rexhepi në fund të fjalës së vet të rastit.

Duanë e këtij manifestimi e bëri muftiu i Struges, Salim ef. Sulejmani.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close