Shtyhet afati për zgjedhjen e kompanisë për gazifikimin e Maqedonisë

Më së voni deri në 15 shkurt duhet të përfundojë faza e parë për nënshkrimin e marrëveshjes për partneritet për ndërtimin e rrjetit për distribuimin e gazsjellësit në 63 komuna në Maqedoninë lindore dhe perëndimore.

Gjatë këtij afati duhet të dorëzohen të gjitha paraqitjet për pjesëmarrje në partneritetin publiko-privat për ndërtimin e këtij rrjeti.

Sipas vlerësimeve të Qeverisë, në Maqedoninë lindore dhe perëndimore dy kompani duhet të ndërtojnë rrjet gazifikimi me gjatësi prej 650 kilometra, gjegjësisht të investojnë 150 milion euro në gazifikimin e shtetit.

Së shpejti pritet edhe përfundimi për zgjedhjen e kompanisë për rrjetin e gazifikimit në rajonin e Shkupit. Për ndërtimin e saj janë në garë dy kompani ajo italiane “CPL Konkordia” dhe kompania turke “Akso energy”.

Lajme të ngjashme

Back to top button