Taksisti: Ja pse vendosa ta heq tatuazhin e Sali Berishës

Taksisti Ulian Kolgjegja për pak kohë u bë i famshëm pasi në trupin e tij kishte bërë një tatuazh të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Por, se ai tashmë duket se ka ndryshuar mendje dhe e ka ndryshuar tatuazhin e Berishës me një dragua.

Kolgjegja në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” tregon se tatuazhi i ka shkatuar probleme dhe prandaj vendosi ta heqë.

Ulian pse e zëvendësove portretin e ish- kryeministrit Sali Berisha me një dragua? Pse vendose ta heqësh tatuazhin?

Nuk kisha në plan ta mbaja gjithmonë në trup. Njeriu do të shkojë në plazh, në pishina…

Pse tatuazhi të pengonte të dilje i zhveshur në plazh?

Po, kam një vit që nuk kam shkuar as në plazh e as në pishina vetëm prej tatuazhit. Nuk shkonte më.

Je mërzitur me Berishën, apo vazhdon ta duash po aq fort?

Jo, nuk jam mërzitur. Unë vazhdoj ta kem idhull Sali Berishën, s’bëhet fjalë.

Mendon se ish-kryeministri do të mërzitet kur të marrë vesh që e ke zëvendësuar portretin e tij me një dragua?

Nuk besoj se do të mërzitet. Kur e kam takuar atëherë, ai u gëzua për tatuazhin. S’ma merr mendja që do të jetë mërzitur. Çdo gjë ka kohën e vet.

Përveç faktit që të pengonte të dilje i zhveshur, të ka sjellë probleme të tjera tatuazhi?

Po, më ka hapur probleme me policinë. Kishte rreth dy muaj që policia më ndalonte dy herë në ditë./albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button