Martohet Cameron Diaz

Aktorja Cameron Diaz është martuar me të dashurin e saj prej gati një viti, Benji Madden, në mbrëmjen e 5 janarit.

Diaz e Madden kanë bërë një martesë mjaft të shpejtë pasi ata janë fejuar pak para Krishtlindjeve të vitit 2014.

Gjithçka ishte shumë sekrete dhe ceremonia e martesës është bërë në shtëpinë e aktores në Beverly Hills, mes familjarëve dhe miqve që nuk kanë qenë të shumtë.

42 vjeçarja Cameron si shoqëruese ka pasur shoqet e ngushta, Drew Barrymore, Nicole Richie dhe motrën e saj Chimene ndërsa ndër mysafirët e tjerë të ftuar ishin edhe Reese Witherspoon, Gwyneth Paltrow e Samantha Ronson.

Lajme të ngjashme

Back to top button