Komuna e Tetovës: Pastrohet dëbora në rrugën e Spitalit klinik të Tetovës

Në prag të valës së re të së ftohtit dhe paralajmërimit për borë të re, Komuna e Tetovës lajmëron se sot në mëngjes, ekipet punuese për pastrimin e dëborës me asistencën e njësisë policore në Tetovë, bënë pastrimin e borës së grumbulluar në rrugën Mehemet Pashë Deralla apo rrugën e Spitalit Klinik të Tetovës. 

“Aksioni i pastrimit filloi në orët e hershme të mëngjesit kur kishte edhe fluks më të vogël të trafikut rrugor. Edhe përpos thirrjeve të vazhdueshme të autoriteteve komunale, që qytetarët mos të parkojnë veturat e tyre në bulevarde dhe rrugë të prioritetit të lartë siç është kjo e fundit, disa nga automjetet e parkuara pamundësuan pastrimin e plotë të dëborës së grumbulluar.” thonë nga Komuna.
Gjatë ditës së sotme ekipe të NPK
Tetova, do të bëjnë trajtimin me kripë mekanike të trotuarëve dhe hapësirave publike ku qarkullojnë kalimtarët, edhe atë kryesisht në pjesën qendrore të qytetit.
LEXO: Komuna nuk trupëzohet nga befasia e dhjetorit, kaosi mbetet në rrugët e Tetovës

Lajme të ngjashme

Back to top button