Mjaft më, jemi lodhur!

Se me cilën parti maqedonase partitë shqiptare janë në pushtet, nuk është e rëndësishme, sepse kjo do të varet nga vullneti i shumicës, megjithatë mund të vërtetohet se partitë politike shqiptare ballafaqohen me  impotencën politike, si rezultat i rregullimit shtetëror politik aktual, që partitë maqedonase i vendos në pozicion dominues, qoftë ajo VMRO apo LSDM.

Jemi lodhur nga të gjitha ata politikanë, analistë, gazetarë, intelektualë, aktivistë të shoqërisë civile, biznesmenë, hoxhallarë, publicistë dhe persona me ndikim, që me çdo kusht dëshirojnë që partia shqiptare  të  ngel në koalicion me VMRO-DPMNE.

Edhe më tepër jemi lodhur edhe nga ata politikanë, analistë, gazetarë, intelektualë, aktivistë të shoqërisë civile, biznesmenë, hoxhallarë, publicistë dhe persona me ndikim, të cilët në momente të caktuara” keqpërdorin” raportet e koalicionit të partive shqiptare me atë maqedonase dhe bëjnë çmos që partitë (apo partia) fituese shqiptare të lëshojnë koalicionin me VMRO-DPMNE-në, duke dërguar ujin tek mulliri i LSDM-së, apo por me qëllim krijimit të favorit për këtë parti maqedonase, sikurse ata do të ishin më të mirë.

Nëse japim një këndvështrim të raporteve shqiptaro–maqedonase, sidomos qeverisjes që është faktor kryesor edhe i raporteve socio-ekonomike dhe zhvillimore, dhe  nëse analizojmë rolin dhe fuqinë e partive shqiptare në  koalicion gjatë periudhës së pluralizmit në Maqedoni, konstatimi është se dallimi nuk është shumë i madh, nëse matet pesha e faktorit shqiptar. Se me cilën parti maqedonase partitë shqiptare janë në pushtet, nuk është e rëndësishme, sepse kjo do të varet nga vullneti i shumicës, megjithatë mund të vërtetohet se partitë politike shqiptare ballafaqohen me  impotencën politike, si rezultat i rregullimit shtetëror politik aktual, që vendos në pozicion dominues partitë maqedonase, qoftë ajo VMRO apo LSDM.

Prandaj zemërimi i qytetareve është i sinqertë nga politikbërja aktuale,si dhe raportin që ka faktori politik maqedonas ndaj çështjeve politike dhe shtetërore. Megjithatë, kësi lloj zemërimi gjeneratat më të vjetra kanë përjetuar edhe më parë, ndaj edhe të tjerët (LSDM) nuk i bën aspak më të mirë. Kjo nënkupton  se  kanë ndryshuar vetëm aktorët dhe gjeneratat, por kjo nuk krijon situata që sjellin konkludime se njëra parti maqedonase është më e mirë se tjetra. Konkluzioni në këto rrethana dhe më këtë sistem politik është se shqiptarët varen nga vullneti i mirë i partive politike maqedonase, dhe se përveç se duhet votuar, paraprakisht duhet krijuar simpati edhe te një bllok politik maqedonas.

Lajme të ngjashme

Back to top button