Gruevski: Nëse ka argumente thelbësore, ne do ta tërheqim ligjin

“Ligji nuk është miratuar. Faza e parë ka kaluar, ka edhe një fazë të dytë, ka mundësi për amendamente. Asgjë nuk ka përfunduar. Ne jemi të gatshëm që ta tërheqim dhe përsëri ta nxjerrim ligjin me formë të korrigjuar. Megjithatë, ne duam të dëgjojmë argumente thelbësore për këtë”, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski për  TV Sitel.

“Kishte një debat serioz, kishte persona që kritikonin dhe persona që i përkrahin ndryshimet, kishte persona që dhanë ide se sit ë përmirësohet teksti i ligjit dhe un jam shumë mirënjohës për këtë. Në orën 20 caktova takim ministrin, zv/ministrin, sekretarin shtetëror në ministrinë e arsimit, këshilltarin tim për arsim dhe shumë të tjerë për të sublimuar çka nga diskutimet mund të nxjerrim dhe ta përmirësojmë tekstin”, deklaroi Gruevski.

Ai shtoi se kanë pranuar propozimin që jo një e treta por gjysma e provimeve të vitit të tretë të jepen pa kaluar provimin shtetërorë.

Lajme të ngjashme

Back to top button