Valë e re e të ftohtit do ta kaplojë Maqedoninë, temperatura deri në -14

Reshje të dëborës dhe erë e përforcuar pritet sot gjatë ditës.

Sipas të dhënave nga Drejtoria për punë Hidrometeorologjike sot në orët e hershme të mëngjesit do të ketë rritje të vranësirave dhe reshje të dobëta të borës.

Gjatë ditës do të fryjë erë e përforcuar veriore ku në disa momente do të arrijë shpejtësi deri 70 kilometra në orë. Më pas do të mbaj mot i qetë i ftohtë dhe i thatë deri të premten.

Erë do të fryjë çdo ditë por do të vijnë nga drejtime të ndryshme. Temperaturat nesër dhe pasnesër do të ulen deri në -14 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Back to top button