Profesorët i shkruajnë Gruevskit: Nuk keni dëshirë për të na dëgjuar

Plenumi i profesorëve edhe njëherë në mënyrë publike i është drejtuar kryeministrit Nikolla Gruevski që të mendohet mirë për kërkesën e tyre për ndalimin e menjëhershëm të procedurës parlamentare dhe tërheqjen e Ligjit për arsim të lartë dhe të ligjeve tjera nga pakoja e njëjtë.

“Plenumi i Profesorëve nuk do të bëhet bashkëpjesëmarrës në thyerjen e parimit të sundimit të Ligjit, të ndarjes së pushtetit dhe procedurave për ndryshimet e ligjeve. Ndërhyrjen tuaj në konferencën tonë për shtyp e pranuam si një akt të aftë politik, pro asnjëherë nuk besuam se keni dëshirë për të na dëgjuar. Ju si kryeministër nuk mund të na ftoni në kuvend ku nuk jeni nikoqir. Me thirrjen tuaj hapur keni thyer statusin kushtetues dhe dinjitetin e parlamentit”, thuhet në letrën e Plenumit të Profesorëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button