Librazhd, dhjetëra fshatra të izoluar nga bora, pezullohet mësimi në shkolla

Në disa shkolla të Librazhdit është pezulluar mësimi si pasojë e motit të ftohtë dhe temperaturave të ulëta.

Shkak për pezullimin e mësimit është bërë edhe mungesa e mësuesve të cilët nuk kanë mundur të udhëtojnë si pasojë e bllokimit të rrugëve.

Pa mësim kanë mbetur shkollat fshatrat Qarrishtë, Zdrajsh Verri, Zdrajsh Qendër, Skroskë, Dritaj, Rrinas, Ballgjin, Mexixë, Gurakuq, Kostenjë.

Ndërkohë që mësohet se në Librazhd janë me dhjetëra fshatrat e izoluar dhe pa energji elektrike.
Kreu i Komunës Orenjë ka ngritur shqetësimin se po humbet kontakti me banorët në zonat e izoluara për shkak se nuk kanë telefona funksionalë./Balkanweb

Lajme të ngjashme

Back to top button