Buxhet rekord në 2015, por edhe ai i pamjaftueshëm

Qeveria në vitin 2015 do ta harxhojë buxhetin më të madh deri më tani. Sipas projeksioneve, qeveria planifikon të harxhojë pothuajse 3 miliard euro, që është 4 përqind më i lartë se vitin e kaluar. Rritja ekonomike është projektuar për 4 përqind, ndërsa deficiti për 3.5 përqind ose më shumë se 300 milion euro. Në buxhet është parashikuar rritje e pensioneve për 5 përqind nga shtatori, rritje për 5 përqind të ndihmës sociale dhe rritje të rrogave në administratën publike për 4 përqind që filloi nga tetori.

Për investime kapitale është parashikuar të harxhohen më pak të holla se vitin e kaluar, diku rreth 345 milion euro, ku hyn edhe projekti për Korridorin 10, gazifikimin, investime në infrastrukturën hekurudhore, rekonstruim dhe ndërtim i shkollave, ndërtim i zonave të lira ekonomike.

Ekspertët de opozita dyshojnë se ekonomia e Maqedonisë mund ta përballojë një buxhet prej 3 miliard euro.

Ish ministri i financave Nikolla Popovski vlerëson se praktika ka treguar se një pjesë e parashikimeve nuk plotësohen, ndërsa si shkak për këtë është mos-stimulimi i ekonomisë së tregut.

Qeveria vlerëson se buxheti i ri do të jetë përkrahje e mirë për ekonominë duke mbajtur nivelin e lartë të investimeve kapitale dhe do të ndihmojë qytetart duke ritur rrogat në administratë pensionet dhe ndihmën sociale.

Lajme të ngjashme

Back to top button