Kaos në Barcelonë, Messi përplaset me Enriquen

Situata duket kaotike sepse Zubizarreta tashmë është shkarkuar, ndërsa ikona e futbollit katalanas, Carles Puyol do të ndjekë të njëjtën rrugë.

Kaos në Barcelonë. Humbja me Real Sociedad ishte vetëm fillimi i tensionit në skuadrën katalanase ku marrëdhëniet mes Lionel Messit dhe trajnerit Luis Enrique janë në pikën më të ulët. Argjentinasi nuk është stërvitur me skuadrën dhe qëndrimi zyrtar janë problemet e tij me tretjen por prapa kuintave luhet një tjetër muzikë sepse mendohet që sulmuesi dhe trajneri janë përplasur.

Kjo është tabloja e një situate të trazuar e cila po shoqëron ambjentin e klubit katalanas përj disa javësh. Luis Enrique ka pasur probleme me Messin që në muajin Nëntor, por në listën e lojtarëve të shënjestruar prej tij ishin edhe Piqué e Alves.

Fillimisht u duk se mosmarrëveshjet u sheshuan sepse përpara Krishtlindjes gjakrat u ftohën. Gjithsesi, marrëdhëniet Messi-Luis Enrique nuk u rikthyen në formatin normal mes një trajneri dhe lojtarit të tij.

Në transfertën e Real Sociedad, argjentinasi u ul në pankinë dhe kaq mjaftoi që zërat për një krizë të riktheheshin. Situata duket kaotike sepse Zubizarreta tashmë është shkarkuar, ndërsa ikona e futbollit katalanas, Carl Puyol do të ndjekë të njëjtën rrugë edhe pse ndodhej në një pozicion drejtues në klub që prej muajit korrik kur njoftoi largimin nga futbolli i luajtur.

A do të ketë edhe Lionel Messi një fund të tillë? Vështirë, për të mos thënë e pamundur që 4 herë fituesi i Topit të Artë dhe trajneri Luis Enrique të bëjnë paqe dhe në një situatë të tillë ai që rrezikon më shumë nga kjo përplasje është drejtuesi i stolit blaugrana./supersport

Lajme të ngjashme

Back to top button