Më 9 janar takim për Ukrainën

Përfaqësues të qeverisë në Kiev, në bisedimet për Ukrainën, në të cilat morën pjesë katër shtete, mbrëmë në Berlin, kanë thënë se ministrat e jashtëm të Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës, do të takohen më 9 janar në Astana të Kazakistanit.

Oleksiy Makeyev, nga Ministria e jashtme e Ukrainës, i cili e ka udhëhequr delegacionin e Kievit në bisedimet në Berlin, mëtutje, ka shkruan në rrjetin Twitter se është e mundshme që një “marrëveshje e përgjithshme” të nënshkruhet në Astana.

Ai i ka thënë televizionit të Ukrainës se ekziston mundësia që, po ashtu, për një takim në Kiev, ku do të merrnin pjesë zyrtarë nga Ukraina, Rusia, OSBE-ja dhe përfaqësues të rajoneve lindore, Donjeck dhe Luhansk, në Ukrainë, të cilat aktualisht janë nën kontrollin e separatistëve prorusë./REL/

Lajme të ngjashme

Back to top button