Tiranë, të shtëna me armë, 1 i vrarë, 3 të plagosur (VIDEO)

Një person ka mbetur i vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur mbrëmjen e së hënës në kryeqytet, mes të plagosurve dyshohet të jetë edhe Emiljano Shullazi, një emër i njohur për policinë shqiptare.

Sipas informacioneve të para viktima ishte me maskë në fytyrë.

Gjithçka nisi rreth orës 20:00, ku në rrugën “Islam Alla” është kryer një atentat, ku ka mbetur i plagosur shtetasi Altin Dano. Por viktimë e plagosjes ka mbetur edhe polici Pajtim Serani, i cili ishte në përpjekje për të kapur autorin e plagosjes së 32-vjeçarit Dano.

Policia, e cila kishte ngritur disa postblloqë për kapjen e autorit është përballur me të shtënat e armëvë të autorit, nga ku mbeti i plagosur edhe një efektiv.

Vetëm pak minuta pas krimit autori ka rënë në prangat e uniformave blu.

Plagosja e Altin Danos ndodhi në të njëjtin vend ku pak më parë u vra Shkëlzen Leka dhe dyshimet e para janë se ngjarja ka lidhje me ekzekutimin e Lekës.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë  mbërritur forca të shumta policie.

Lajme të ngjashme

Back to top button