Inspektori i Përgjithshëm i CIA-s, David Buckley jep dorëheqjen

Inspektori i Përgjithshëm i CIA-s, David, Buckley ka dhënë dorëheqjen. Këtë lajm e ka bërë të ditur CIA. Buckley i cili ka hetuar një mosmarrëveshje mes agjencisë së CIA-s dhe Kongresit në lidhje me ndalimin, trajtimin dhe marrjen në pyetje të të ndaluarve nga CIA, do të lërë postin e tij më datë 31 Janar 2015, pasi ka dhënë dorëheqjen. CIA në një deklaratë për mediat ditën e sotme ka njoftuar se Inspektori i “Përgjithshëm David Buckley, ka shërbyer për më shumë se katër vite si mbikëqyrës i brendshëm i kësaj agjencie dhe se ai ka dhënë dorëheqjen për të pasur një mundësi në sektorin privat.

Zyrtarë të lartë të CIA-s kanë deklaruar se largimi i Buckley nuk ka të bëjë me ndonjë qëndrim politik apo me çështjet që ai ka hetuar. Buckley në muajin Korrik të vitit të kaluar ka publikuar një raport për një mosmarrëveshje mes CIA-s dhe Kongresit për inteligjencë të senatit amerikan. Ky raport më pas ishte dërguar për hetime të mëtejshme tek Departamenti i Drejtësisë, por ky i fundit nuk ka pranuar të hapë një hetim më të detajuar për këtë rast.

Lajme të ngjashme

Back to top button