Serbia pastron rrugët e Graçanicës

Rrugët e komunës së Graçanicës janë duke u pastruar nga kompania “Magjistralja” nga Beogradi. Kjo kompani po e bënë këtë vetëm në raste emergjence dhe atë pa asnjë ngarkesë buxhetore për pushtetin lokal, raporton Klan Kosova.

Kështu po thotë edhe drejtori i shërbimeve publike në këtë komunë, Zoran Danilloviq

“Magjistralja ka të nënshkruar memorandum me komunën e Graçanicës që në territorin e komunës të ndihmojë në situata të jashtëzakonshme, ku bie sasi e madhe e borës dhe kompania “Europark” nuk mund të pastrojë të gjitha rrugët”, ka thënë Daniloviq për Klan Kosova.

Kompania “EuroPark është e angazhuar që të pastrojë të gjitha rrugët e kësaj komune, por kompania serbe “Magjistralja” është angazhuar si ndihmesë nga qeveria në Beograd.

“Magjistralja është e regjistruar si kompani në Beograd dhe pagesat e tyre i bënë Serbia. Ndërkaq komunës së Graçanicës i ndihmojnë pa pagesë në mënyrë vullnetare”, ka thënë drejtori Daniloviq.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button