Rreth 30 mijë turistë nga Maqedonia pushojnë në Shqipëri

Këtë vit rreth 30 mijë pushues nga Maqedonia kanë vizituar Shqipërinë. Rritja e numrit të turistëve nga vendi fqinj përveç bregdetit janë tërhequr edhe nga hapja e konsullatës në Durrës.

“Durrësi shihet aktualisht me shumë interes nga turistët maqedonas, plus Vlorës dhe Sarandës. Kjo për shkak të çmimeve të ulëta”, shprehet Petko Kutanoski, pronar i një agjencie turistike në Strugë.

Kutanoski tha për “SETimes” se, turistët maqedonas janë trajtuar shumë mirë dhe nuk kanë hasur asnjë problem gjatë kohës së qëndrimit në Shqipëri. Ai shprehet se, konsullata mund të ofrojë edhe më shumë siguri për këta turistë. “Hapja e konsullatës është shumë e mirë për ofrimin e mbështetjes ligjore. Kjo është një gjë shumë e mirë”, shprehet Kutanoski.

Përveç numrin të pushuesve, në Shqipëri po rritet gjithashtu dhe numri i investitorëve nga Maqedonia. Ata po investojnë në shtëpi, restorante, hotele, dyqane dhe biznese të tjera kryesisht në Durrës dhe në zona të tjera turistike.

“Konsullata do të mbrojë investimet maqedonase në rast se, do të kenë nevojë apo nëse do të dëmtohen. Gjithashtu do të promovojë ekonominë dhe potencialet turistike”, shprehet Mendres Kuçi, president i Dhomës Tregtare Veri-Perëndim në Maqedoni. “Ky është një sinjal i mirë që tregon se marrëdhëniet politike Shkup-Tiranë po përmirësohen.

Nga konsullata do të përfitojnë edhe maqedonasit etnikë që jetojnë në Shqipëri thotë, Nikola Gjurgjaj, president i lidhjes maqedonase “Ilinden” në Tiranë.

Lajme të ngjashme

Back to top button