fbpx

Një asteroid gjigant kërcënon Tokën

Sipas astronautëve amerikan të NASA-s, shkëmbi pritet të fluturojë në një distancë prej 1.2 milionë kilometrash. Një asteroid gjigant që është të paktën 20 herë më i madh se meteori Chelyabinsk, do të fluturojë pranë Tokës më 26 janar.

Sipas astronautëve amerikan të NASA-s, shkëmbi pritet të fluturojë në një distancë prej 1.2 milionë kilometrash.

Asteroidi, i quajtur 2004 BL86, është mes 440-1000 metrave në diametër. Distanca që pritet të ndajë atë nga Toka është rreth tre herë sa distanca mes Hënës dhe Tokës.

Sipas astronautëve nuk ka asnjë kërcënim që shkëmbi të përplaset me planetin tonë.

Lëvizja e asteroidit do të vëzhgohet nga Observatori Goldstone, i vendosur shkretëtirën Mojave në Kaliforni.

2004 BL86 u zbulua më 30 janar të vitit 2004, nga qendra “Lincoln Near-Earth Asteroid Research” në SHBA. Kjo qendër e kërkimit hapësinor është përgjegjëse për shumicën e asteroideve të zbuluara nga viti 1998 deri më 2005-ën.

Një objekt hapësinor klasifikohet si potencialisht i rrezikshëm në qoftë se ai kalon orbitën e Tokës në një distancë prej më pak se 0.05 AU dhe në qoftë se diametri i saj i tejkalon 100-150 metra.

Objekte të kësaj madhësia mund të shkatërrojnë një pjesë të mirë të planetit tonë ose mund të shkaktojnë cunami masive në rast se bien në oqean.

Në shkurt të vitit 2013 në qytetin rus të Chelyabinsk-it ra një meteor dhe përplasja e tij me Tokën ishte e barabartë me 440 deri në 500 kiloton. Megjithëse ai ishte shumë i vogël, me diametër 17 metër, rrezja e mbetjeve të përhapura nga përplasja e tij ishte mbi 20 kilometër. /Shekulli Online

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close