Shqiptarët patriotë edhe në burgun grek, me flamur e çifteli (Foto)

Në rrjetin social Facebook janë postuar foto të disa shqiptarëve nga një burg në Greqi, ndërkohë disa shqiptarë nga burgjet e vendeve të tjera evropiane kanë përshëndetur në komente, ata janë solidarizuar me njëri-tjetrin.

Nga fotografitë e postuara, shihet që shqiptarët, edhe në burgje po mbajnë flamurin shqiptar e madje edhe instrumentet muzikore.

Shqiptarët patriotë edhe në burgun grek2

Ata gjithashtu përshëndesin me shqiponjë dhe dalin me rend në fotografi të cilat i postojnë në Facebook.

Sipas shënimeve, fotot janë bërë gjatë festimit të Vitit të Ri.

Disa nga komentuesit i kanë uruar ata, disa të tjerë u kanë bërë thirrje që të qëndrojnë të fortë e disa të tjerë kanë shprehur keqardhje që janë shqiptarë, por kanë thënë se duhet ta mbajnë burgun nëse kanë bërë krime.

Sidoqoftë, atyre nuk u mungon krenaria kombëtare dhe jetojnë me shpresë që një ditë do t’i kthehen shoqërisë dhe do të punojnë për të mirën e kombit të vet.

Lajme të ngjashme

Back to top button