Turqi, ish-ministrat nuk do të ndiqen penalisht për shkak të dyshimeve për korrupsion

Anëtarët e Komitetit Hetimor të Kuvendit të Madh të Turqisë kanë votuar sot kundër propozimit për ndjekjen penale të ish-ministrave para Gjykatës Supreme të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioni parlamentar në seancën e sotme e ka vlerësuar si të panevojshme dhe të pabazë kërkesën për ndjekjen penale të katër ish-ministrave për dyshime se janë përfshirë në korrupsion. Me vendimin e Komisionit Hetimor ish-ministri i Ekonomisë, Zafer Caglayan, ish- ministri për Çështjet e Bashkimit Evropian, Egemen Bagis, ai i Brendshëm Muamer Guler, ish-ministri i Planifikimit, Erdogan Bayraktar nuk do të gjykohen para Gjykatës Supreme, organi më i lartë gjyqësor në Turqi, që merret me ndjekjen penale të zyrtarëve pasi që në bazë të propozimit të Komisionit Parlamentar Asambleja ju heqë imunitetin.

Kryetari i komisionit hetimor Hakki Koylu ka thënë se vendimi i komisionit është marrë me nëntë vota pro dhe pesë kundër. Në fund të vitit 2013, saktësisht më 17 dhjetor 2013, ka nisur operacioni në kuadër të së cilit janë arrestuar ekonomistët e njohur dhe bijtë e ministrave. Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i cili në atë kohë ishte kryeministër, drejtoi kritika në llogari të hetuesve të cilët i konsideroi përgjegjës për konspiracion kundër Turqisë së suksesshme.

Pretendimet qe kanë nisur një sërë arrestimesh nuk janë vërtetuar në shumicën e rasteve, veçanërisht në lidhje me ato që kanë qenë pasur të bëjnë me ministrat e Qeverisë së atëhershme të udhëhequr me Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Recep Tayyip Erdogan.

Lajme të ngjashme

Back to top button