Buxheti i Fondit Shëndetësor, më i larti në historinë e tij

Fondi Shëndetësor është bërë me buxhetin më të madh ndonjëherë në historinë e këtij institucioni. Drejtoresha Maja Parnaxhieva Zmejkova sot tha se në arkën e këtij viti, kanë marrë më shumë se 390 milion euro, që krahasuar me vitin e kaluar është 6.4% më e lartë.

Sipas drejtoreshës së Fondit, përveçse më shumë para, ky vit do të sjellë edhe disa risi. Ajo që është edhe më e rëndësishme për qytetarët, është se do të stimulohen spitalet jashtë kryeqytetit të bëjnë më shumë operacione rutinë si për hernien, zorrën qorre dhe tëmthin. Sipas analizës së Fondit, spitalet jashtë qytetit shpesh i kanë dërguar pacientët me këto probleme në kryeqytet, një tendencë për të cilën as Fondi nuk kishte sqarime detajore.

Back to top button