Njerëz të habitur!

Pa pasur reforma në sistemin arsimor nuk do тë ketë asnjëherë përparim në Republikën e Maqedonisë. Mirëpo, vendi dhe koha se kur duhet të bëhen dhe ku duhet bërë këto reforma  në arsim është më se e ditur.  Reforma duhet të fillojnë që në moshën e hershme të fëmijërisë, edhe atë që në shkollën fillore dhe duke vazhduar me edukim të mëtejshëm në arsimin e lartë dhe atë universitarë.

Arsimi në Maqedoni pos tjerash ka nevojë për reformë në Etikën Administrative, gjegjësisht në Etikën e sjelljes së  atyre që mbajnë përgjegjësi për arsimim dhe kultivim të çështjeve të mirësjelljes së nxënësve dhe studentëve. Edhe pse Etika Administrative është çështje e pa njohur shumë në vendin tonë, ajo ka nevojë për një shtjellim të thellë në vend, sepse pa të asnjëherë nuk mund të funksionojë shteti si tërësi por edhe shoqëria civile në veçanti.

Bazat e para të kësaj etike janë nga familja, duke u përcjellë në vazhdimësi nga mësuesit, profesorët e shkollave të mesme dhe universiteteve. Arsimtari është përgjegjësi më i madh për edukim profesional dhe moral të nxënësit, gjegjësisht studentit, pas familjes. Po të mos ishte aq i rëndësishëm roli i arsimtarit  për nxënësin atëherë të gjithë do të merrnin librat dhe do të mësonin nëpër shtëpitë e tyre. Por, ndodh e kundërta. Prindërit I dërgojnë fëmijët e tyre nëpër shkolla sepse së pari kanë besim në etikën dhe profesionin e arsimtarit, dhe pastaj kanë besim se nëpër shkolla do të ndodhë socializmi më i mirë i fëmijëve të tyre.

E si mund që një arsimtarë jo etik (pa përgjegjësi ndaj punës së vet, pa dituri, pa kompetencë, pa drejtësi, pa mirësjellje…) të edukojë një fëmijë, për të qenë i etikshëm në të ardhmen?! E si mund që një fëmijë pa etikë (mirësjellje, përgjegjësi, drejtësi ,ndërgjegje të pastër) të jetë një profesionist   dhe etik, në të ardhmen. Janë dy gjëra që shkojnë bashkë njëra pas tjetrës.

Çfarëdo reforme që të ndërmerret në Republikën e Maqedonisë nuk do të ketë asnjë efekt, sepse reforma thelbësore që duhet të bëhet është ajo e edukimit të të gjithë atyre, që mbajnë përgjegjësi para të gjithë qytetarëve dhe eprorëve të tyre, rreth çështjeve etike nëpër administratat e tyre dhe resorët e tyre. Duke nisur nga administrate publike, e që në vete ngërthen edhe administratën shtetërore…

Përse harxhojnë kohë dhe energji kot së koti, edhe studentët edhe profesorët, kur problemi kryesorë qëndron tek vetë ata. Një çështje nuk fillon dhe mbaron për një ditë ose për një muaj as edhe për një vit. Problemet mblidhen për periudha më të mëdha kohore. Mirëpo nga mos dija e zgjidhjes adekuate bihen vendime të gabuara.

 

Së pari këta studentë kaq të flakur për provimin shtetërorë lë të protestojnë kundër profesorëve të tyre që bëjnë padrejtësi të ndryshme ndaj studentëve të tyre, duke I korruptuar ata, diskriminuar, duke u treguar mendjemëdhenj ndaj tyre…Pastaj, le të protestojnë profesorët për kolegët e tyre, që I bëjnë  veprat e ngjashme ndaj studentëve dhe janë të pa drejtë ndaj tyre. Le të protestojnë edhe ndaj udhëheqësve të tyre, që janë bërë burokratë të pa drejtë. Që nuk njohin askënd pos familjes së tyre, miqësisë së tyre në çdo aspekt…Le të protestojnë të dy palët për këto grupe individësh që pastaj mos të blihen diplomat dhe mos punësohen të pa diturit dhe çdo gjë të jetë mbi baza meritore.

Përse vallë nuk protestohet ose nuk ngritet zëri për këto grupe, mbasi bëhet fjalë për arsim, por protestohet për diçka që ka ardhur si rezultat I veprimeve të këtilla, e që është vendim I gabuar, deri diku?! Përse nuk ngritet zëri për edukim sa më të denjë të fëmijëve dhe pasardhësve të tyre?!…

Le të lexojnë ata që thonë se janë studentë dhe intelektualë. Le të analizojnë dhe le të veprojnë të njëjtit. Sepse studenti dhe intelektuali nuk jep premtimin e kryerjes së profesionit dhe pastaj për interesa personal të kthejë shpinën ndaj premtimit të dhënë. Nuk është as student as intelektual ai që korrupton, ai që gënjen, ai që vjedh, ai që nënçmon, ai që sillet si bariu me delet e tij. Ai mund të jetë vetëm një injorant që mban letër me vulë në dorë, e që kjo letër një ditë mund ti humbasë ose mund ti digjet dhe të mbetet përsëri aty ku filloi, pa asgjë, dhe duke mos ditur as kokën ku e ka…

Analizoni, meditoni dhe vlerësoni vetë ju studentë dhe intelektualë, për çështjet e etikës  në arsim dhe në çdo sferë të jetës! Deri ku do të shkojë injoranca jonë?! Deri kur do jemi delet e ndonjë bariu, i cili I thërret vetëm me një fishkëllimë dhe ata i binden…?!

Lajme të ngjashme

Back to top button