BDI hesht për diskriminimin e shqiptarëve në Agjencinë për Investime të Huaja (FOTO)

Njëri prej kandidatëve shqiptarë për promotor ekonomik, Jetmir Shabani nga Tetova, dëshmon se edhe pse kishte kaluar 4 herë të gjitha filtrat për punësim në Agjencinë për Investime të Huaja si promotor ekonomik, prapëseprapë Agjencia kishte gjetur arsye për ta eliminuar atë dhe për të pranuar maqedonas në vend të tij. Shabani thotë se ka konkurruar madje 14 herë, dhe ka kaluar me sukses edhe intervistën me kryeministrin Gruevski, si filtër të fundit përpara pranimit, por është rrëzuar gjithmonë për arsye banale, për t’i lënë vend promotorëve maqedonas.

“Kam konkurruar mbi 14 herë në Agjencinë për Investime të Huaja. Mbërrij në fazat finale ku edhe takohem dhe kaloj prezantimin para kryeministrit Nikolla Gruevski, që në fund të më eliminojnë dhe të pranojnë maqedonas. Kam qenë i zgjedhur për në Malejzi, pastaj për në Uashington, dhe në Oslo ku isha me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe në fund për në Dallas, kur më informuan para 2-3 ditësh se është pranuar dikush tjetër, një maqedonas”, deklaori Jetmir Shabani, kandidat për promotor ekonomik

Vetëm në periudhën e fundit, që kur Agjencia ka mbetur pa drejtor për shkak të mos-emërimit të drejtorëve të BDI-së, Zv/drejtori Kliment Shekerovski ka shpallur 3 konkurse, 2 për promotorë ekonomikë dhe 1 për administratorë. Në të 3 konkurset nuk është pranuar asnjë shqiptarë.

“Ka pasur konkurse për administratën e Agjencisë për Investime të Huaja, ku janë pranuar 15 maqedonas. ….për 1 muaj e gjysmë ka pasur diku 8 vende për promotorë ekonomikë. Edhe atë në Skoci, Nju Xhersi, Dallas, Mineapolis, Guan Zhu në Kinë, në Oslo… Në krejt këto vende sipas informatave të mia janë pranuar krejt maqedonas. Asnjë shqiptar”, theksoi Shabani

Zv/Drejtori i VMRO DPMNE-së Kliment Shekerovski edhe sot nuk pranoi t’u përgjigjej këtyre akuzave dhe të shpjegonte arsyet për eliminimin e të gjithë kandidatëve shqiptarë në konkurset e fundit. Heshtje edhe në BDI. Tashmë prej 2 ditësh, as nga Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, as nga organet partiake të BDI-së nuk prononcohen lidhur me shpërdorimet nga ana e zv/drejtorëve maqedonas, në institucionet ku BDI-ja nuk po arrin të emërojë drejtorët e tyre tashmë 6 muaj. Ndryshe, mediat në gjuhën maqedonase shkruanin para disa ditësh se BDI-ja ka propozuar madje 3 herë drejtor për Agjencinë për Investime të Huaja, por që të 3 emrat janë refuzuar nga kryeministri Nikolla Gruevski. Ky informacion deri tani nuk është komentuar nga partnerët e koalicionit./Alsat M

10887823_904136399605414_579299601_n

10912832_904136396272081_1099328850_n

10922255_904136392938748_2136477083_n

Lajme të ngjashme

Back to top button