Rokerët – 99 mënyra të vdekjes

Pas vdekjes së Paul Gray dhe Ronnie James Dio,
Zgjerohet lista e zezë e viktimave në rok

Fatkeqësitë në qarkullimin rrugor, dozat e tepërta të mjeteve narkotike, arma e zjarrit, goditja e rrymës në skenë, ngulfatja, ruleti rus… si duket ekzistojnë 99 mënyra të vdekjes së rokerëve. Njëri prej tyre, i cili prej të gjitha këtyre mënyrave të vdekjes e zgjodhi v e t ë v r a s j e n, është këngëtari australian i grupit INXS Michael Hutchence.

Përpos Hutchencit, këtë mënyrë të vdekjes para tij e kishin zgjedhur edhe shumë këngëtarë, si për shembull këngëtari anglez Nick Drake, për të cilin thonë se ka qenë neurotik. Ky e ka varur veten në vitin 1974, në moshën 25 vjeçare. Ian Curtis, lideri i grupit “Joy Divison”, njëra nga grupet kryesore të “New Wave”, ishte vetëm 23 vjeç kur vdiq në vitin 1980. Lideri i grupit “Nirvana”, Kurt Cobain kishte vetëm 27 vjet kur vrau veten duke qëlluar me revole në kokë, më 5 prill 1994.

Vdekja e parakohshme e rokerëve, në radhë të parë është pasojë e përdorimit të tepërt të alkoolit dhe të drogave.

Janis Joplin, më 4 tetor 1970, u gjet në gjendje të pavetëdijshme në një motel të Hollivudit. Pianisti i bendit “Smashing Pumpkins”, Jonathan Melvoin vdiq në moshën 34 vjeçare nga doza e tepërt e drogës, më 12 korrik 1996. Udhëheqësi i grupit alternativ “Alice in chains”Layne Staley, pas dy javësh, nga një shok i afërt i tij, u gjet i vdekur në rezidencën e tij në Sietëll. Autoritete të ndryshme konfirmuan se Layne S. ka vdekur nga doza e tepërt e drogës, ndërsa pranë tij u gjetën edhe disa shiringa drogimi. Layne S. u varros pranë liderit të bendit “Nirvana” Kurt Cobain – shokut të tij më të mirë – më 22 prill 2002. Ishte vetëm 34 vjeç.

Kombinimi fatal: drogë, barna dhe alkool ishte shkak i vdekjes së kitaristit të dikurshëm të bendit legjendar “The Rolling Stones”, Brian Jones, i cili vdiq në një pishinë, më 3 korrik 1969, në moshën 27 vjeçare. Në po atë moshë ishte edhe këngëtari i grupit “Doors” Jim Morison, i cili vdiq në Paris, më 3 korrik 1971, nga një  përzierje e tillë. Po ashtu, edhe Jimi Hendrix kishte 27 vjet kur në Londër, më 18 shtator 1970, u ngulfat nga të vjellët, të shkaktuar nga droga dhe alkooli.  Skocezi 34-vjeçar Bon Scott, këngëtar i grupit hard rok të Austalisë AC/DC, më 19 shkurt 1980 ishte tërësisht në komë nga alkooli, kur ishte gjetur i ngrirë në automjetin e tij të ndalur në një rrugicë të Londrës. Përdorimi i tepërt i narkotikëve dhe i alkoolit, në moshën 44-vjeçare  ia morën jetën edhe mbretit të rokenrollitElvis Prisley-t.

Me 24 maj 2010, Paul Gray basist i bendit ‘Slipknot’ ne moshen 38 vjecare u gjet i vdekur ne dhomen e nje  hoteli  ne Iowa. Autopsia tregoi se kishte vdekur nga nje kombinim fatal i morfines dhe fentanyl-it.  Menjehere disa dite pas vdekjes se tij e veja e te ndjerit dha nje interviste duke thene se “Ajo nuk deshte qe burri i saj te kujtohet si nje person i cili ishte i varrur nga droga. Perkundrazi, ishte nje burre I mire, shok I mire, muzicient I talentuar dhe vella I mire”.

Jeta e disa rokerëve u shua nga arma e zjarrit. Viktima më e njohur pa dyshim është John Lenoni, i cili në moshën 40-vjeçare, më 8 nëntor 1980, u qëllua për vdekje nga Mark Chapman, i retarduar në pikëpamje mendore, para ndërtesës “Dakota” në Nju-Jork, ku dhe jetonte. Këngëtarin e zhanrit soulSam Cooke, i cili në atë kohë ishte 29 vjeçar, më 11 dhjetor 1964, e vrau me revole një burrë xheloz. Yllin tjetër të muzikës soulMarvin Gay – më 1 prill 1984, në ditëlindjen e tij të 45-të e vrau babai i vet.

Reperi Tupac Shakur ishte vetëm 25 vjeçar kur më 13 shtator 1996 u vra në automjetin e tij nga një shkëmbim zjarri në një udhëkryq të Los Angelosit. Më vonë, më 8 mars të të njëjtit vit, në moshën 24-vjeçare u vra nga arma e zjarrit rivali i tij Notorious B. I.G.

Kitaristi i grupit amerikan “Chicago”, Terry Kath, më 23 janar 1978 vdiq në moshën 31 vjeçare duke luajtur rulet rus.

Skena rok mbeti pa emra të njohur edhe për shkak të shumë fatkeqësive ajrore. Në fatkeqësi ajrore humbën jetën Buddy Holly – më 3 shkurt 1959; Otis Redding – më 10 dhjetor 1967; Steve Ray Vaughan – më 27 gusht 1990; John Denver – më 12 tetor 2002.

Ngasja e automjetit ishte e kobshme për jetën e pionierit të rokut – Eddie Cochran, i cili vdiq në moshën 27 vjeçare, më 17 prill 1960.

Kombinimi i dy faktorëve të rrezikshëm mund të jetë fatal. Këtë e dëshmon edhe rasti i këngëtarit Ricky Nelson. Ai e humbi jetën më 31 dhjetor 1985, mbase nga flakët e aeroplanit të tij privat, duke pirë “Krek” – kombinim i kokainës dhe i eterit të avulluar.

Anëtari i dikurshëm i grupit “Small Faces”, Steve Mariott, më 20 prill 1991 përfundoi në mënyrë tragjike në flakën që ia përlau shtëpinë, të shkaktuar nga pakujdesia e tij.

Në kategorinë “vdekja në vendin e punës” bën pjesë edhe vdekja e kitaristit 25-vjeçar Les Harvey i cili pësoi në skenë nga goditja e rrymës, më 3 maj 1972, për shkak të instalimit të parregullt.

Me 14 prill 2010, Peter Steele, vokalist dhe basist I bendit gotik “Type O Negative “vdiq papritmas nga nje atak ne zemer.  Pas afer nje muai, me 16 maj 2010 ,skena e hard rokut pesoi edhe nje tragjedi  tjeter . Fjala eshte per Ronnie James Dio ish vokalist I bendeve ‘Rainbow’ ‘Black Sabbath’ dhe ‘Heaven and Hell’ i cili vuante nga kanceri ne stomak dhe u njiheshte edhe si legjende dhe inspirim i gjeneratave te reja te rokut.

Lajme të ngjashme

Back to top button