Studentët dhe profesorët arrin para parlamentit, por nuk marrin pjesë në debat

Profesorët mendojnë se ftesa e  kryeministrit Nikolla Gruevski për të transferuar debatin për provimin shtetërorë në parlament nuk ka kuptim për shkak se Ligji tashmë ka hyrë procedurë parlamentare dhe është votuar në fazën e parë.

Profesorët janë para parlamentit dhe duan sërish të tregojnë qëndrimin e tyre se në përgjithësi janë kundër ndryshimeve në Ligjin për arsimin e lartë ashtu siç ka kaluar në fazën e parë. Ata thonë se nëse kalon edhe leximin e dytë do të ngrihen në protesta dhe pa dëgjueshmëri qytetare.

Edhe Plenumi i studentëve ka refuzuar të marrë pjesë në debatin për provimin shtetërorë në parlament për shkak të qëndrimit injorues të qeverisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button